Zbardhet dokumenti/ PD e Shkodrës zgjedh kandidatët për deputet më 30 shtator

Report TV 2020-12-23

Views 9

SHKODËR- Partia Demokratike e Shkodrës, do të zgjedh kandidatet për deputet me 30 shtator. Report Tv ka siguruar dokumentin që Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i ka dërguar degës së Shkodrës duke sqaruar edhe udhëzimin e kryesisë, por edhe mënyrën se si do te votohet.

Në urdhrin që i është derguar demokrateve të Shkodrës përcaktohet që data e zgjedhjeve në të cilën demokratet do të votojnë për emrat në listën e kandidateve është data 30 shtator, nga ora 10 ? 18.

Në dokumentin që Report Tv ka siguruar thuhet se listat e kandidatëve që i nënshtrohen procesit te konsultimit shpallet jo më vone se 24 orë përpara ditës së votimit. Lista e kandidatëve për konfirmim në varësi të numrit të kandidateve dhe anëtarëve të çdo dege do të hartohet në nivel dege, grup degësh apo Qarku. Secili kandidat përpara procesit të konsultimit me anëtarësinë duhet të nënshkruajë një deklarate personale ku merr përsipër përgjegjësinë që të mos përfshihet në praktika të ndaluara që dëmtojnë garën e lirë të ndershme dhe të barabartë brenda partisë sipas Formatit të miratuar me urdhër të Sekretarit të Përgjithshëm.

Shkelja e këtyre rregullave thuhet në dokument sjell edhe skualifikimin e menjëhershëm të kandidatit nga Lista e Kandidateve të mundshëm, që do të përfshihen në procesin e konfirmimit nga anëtarësia që i dorëzohen Kryesisë së Partisë pas procesit te konsultimit.

Share This Video


Download

  
Report form