Dy punonjës të njësisë administrative Bubullime në bashkine e Lushnjes kanë rezultuar pozitiv me Covid 19. Pas daljes pozitive të këtyre punonjësve kjo njësi administrative u mbyll ditën e sotme. Gjithsej janë 8 punonjës që punojnë në zyrat e kësaj njësie administrative. Drejtoria e shendetit publik ka bere te ditur se u eshte marre tamponi personave të tjere të kësaj njësie, për të parë nëse janë të infektuar apo jo me covid 19.
Nderkohe mesohet se edhe ne Institucionet publike në Kuçovë kane rezultuar punonjes te prekur nga covid. Konkretisht k rezultuar e infektuar një edukatore dhe fëmija e saj 5-vjeç qe ndiqte te njejtin kopesht, si dhe nje punonjëse fasonerie ne kete qytet. Edukatorja ka qenë aktive në punë, deri në momentin që ka shfaqur shenjat e virusit dhe pas kryerjes së tamponit ka rezultuar me koronavirus. Edukatorja është karantinuar së bashku me familjen e saj, ndërkohë që janë karantinuar edhe 12 fëmijët e grupit ku ajo punonte, të cilët do ti nënshtrohen testimit.
E ndersa punonjësja e fasonerie në qytetin e Kuçovës, e prekur nga covid 19 është shkëputur nga puna vetëm në ditën që ka bërë tamponin, duke alarmuar kolegët e saj dhe punonjëset e repartit ku ajo punonte. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Higjenës bëjnë me dije se është kryer dezinfektimi i kopshtit dhe fasonerisë në Kuçovë, si dhe janë mbyllur dy reparte të fasonerisë dhe grupi i fëmijëve ku punonte edukatorja e infektuar.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Lushnje#Kucove#TopChannel