#tvora #rtvoranews
Përmes një konference shkencore, kisha katolike në Shkoder përkujtoi 40 vjetorin e kalimit në amshim të imzot Ernest Çobës, ipeshkvit të fundit që ajo pati përpara mbylljes së kishave dhe përndjekjes së fesë nga regjimi komunist.
I njohur si miku i skamnorëve, kleriku që nuk u thye kurrë, arqipeshkev i Shkodres prej vitit 1952, e më pas prej 1956 drejtues i kishës katolike shqiptare, Çoba spikaste për marëdhëniet e tij me besimtarët, por edhe qëndresën që pati përballë presioneve e survejimit që i bëri regjimi i kohës për më shumë se 10 vite, deri kur e arrestoi në 1976-en.
Historiani Romeo Gurakuqi duke folur për kalvarin e vuajtjeve e të përndjekjeve që katolikët patën në Shqipëri përgjatë shekullit XX, u ndal edhe tek periudha e 30 vite pluralizëm, që sipas tij po shoqërohen me shumë sfida për ta.
Klerikut Çoba ju kushtua edhe një dokumentar, ku erdhen të veçanta rrëfimet e atyre që e njohën nga afër.
Nipi Ernest Andrakja rikujton momentin e arrestimit të tij në 29 prill 1976, ndërsa kleriku Gjergj Simoni dhe studiuesi Gjovalin Çuni u ndalen tek mënyra se si komunistët e përndoqën kreun e kishës katolike të atyre viteve.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/perkujtohet-imzot-ernest-coba-kleriu-qe-u-perndoq-nga-komunistet/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv