Lajme Arkiva - TV Klan 2000
Partia Demokratike, ka zhvilluar sot në ambientet e pallatit të sportit ?Farihe Hoti?, konventën e demokratëve të Tiranës. Fjalën e ka hapur kryetari i PD së Tiranës, Vili Minarolli, i cili e quajti konventën e sotme një denoncim të zgjedhjeve në Shqipëri. Pasi kanë mbajtur 1 minutë heshtje për vdekjen e demokratit Ali Spahia, kryetari i PD Sali Berisha, u është drejtuar demokratëve të Tiranës, se zgjedhjet ishin të manipuluara. Më tej Berisha u shpreh:
Sali Berisha, Kryetar i PD:- ?Ne si demokrat, në rast se u vramë më 12 Shtator, si simbol, u ekzekutuam si forcë politike më 1 Tetor dhe kurrë s?do ta pranojmë. Ne do të bëjmë analizën, do ta zbardhim atë dhe dritën e diellit për çdo shqiptarë. Cila ishte beteja me listat? Beteja me lista u zhvillua çdo ditë, sepse u krijua bindja më e thellë, se ata duhet të ekzekutojnë politikisht forcën kryesore PD?.
Pasi ka bërë një analizë të zgjedhjeve në Shqipëri, Berisha është shprehur se faktet që ka PD, janë të pakontestueshme. Përjashtimin që na bënë në këto zgjedhje u vërtetua më qartë në 15 Tetor, ku Tirana i tha Jo votës së vjedhur./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/