Top News - Trump e ` bën fakt`/ Tik-Tok, OK në parim marrëveshjes

Top Channel Albania 2020-12-23

Views 0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi se e mbështet marrëveshjen që do t`I lejonte aplikacionit TikTok që të vazhdojë të operojë në SHBA, pas paralajmërimeve se do të ndalojë përdorimin e këtij aplikacioni kinez për shkak të shqetësimeve për sigurinë e brendshme. Shefi I Shtëpisë së Bardhë u tha gazetarëve se e ka miratuar tashmë një propozim-marrëveshje e cila i mundëson kompanive amerikane Oracle dhe Ëalmart të mbikëqyrin punën e këtij aplikacioni. Përfaqësuesit e TikTok thanë se Oracle do të shndërrohet në ofrues të shërbimit të sigurtë të kompanisë, duke marrë përgjegjësinë për të monitoruar të dhënat e përdoruesve amerikanë dhe për të siguruar një sistem të sigurt në përputhje me kërkesat e SHBA-së. TikTok 100 milionë përdorues amerikanë dhe 700 milionë në gjithë globin. Ky aplikacion ofron mundësi të realizimit të videove të shkurtra argëtuese të njerëzve duke vallëzuar, duke imituar të tjerët apo duke sfiduar njëri-tjetrin n gara të ndryshme. Kina me herët qe shprehur se është kunder shitjes se TikTok dhe thote se më përpara do të pranonte që të dëbohej sesa ai të blihej nga një kompani amerikane.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DonaldTrump#TikTok#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form