Lajme Arkiva - TV Klan 2000
Në bashkinë e Gjirokastrës, në prani edhe të Ministrit të Pushtetit Lokal, Bashkim Fino, u mblodh këshilli bashkiak i bashkisë së Gjirokastrës dhe u përcoll mandati i kryebashkiakut të qytetit. Këshilli bashkiak i Gjirokastrës, përbëhet nga 25 anëtarë. 14 të PS, 5 të PD, 2 të PSD, 1 i PKSH, 1 i PBDNJ dhe një i PAD.
Bashkia e Gjirokastrës në këtë mandat tre vjeçar të qeverisjes, ka fituar statusin e bashkisë së kategorisë së parë. Përveç zgjedhjeve të komisionit të mandateve dhe komisioneve të tjera, në administratën drejtuese bashkiake, u zgjodh edhe kryetari i këshillit bashkiak, përfaqësuesja socialistë Elvira Shapllo, ndërsa nënkryetar socialisti Roland Zisi.
Në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak të kostituuar tashmë nuk morën pjesë katër përfaqësues të PD, përveç ish-kryetarit të mëparshëm bashkiak Ylli Asllani. Ky i fundit i përcolli kryetarit të ri të bashkisë, përfaqësues i PS, mjekut Murat Kaçi mandatin pas humbjes së tij në zgjedhjet lokale./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/