Fëmijët e zonave të dëmtuara nga tërmeti po përballen me vështirësi të shumta në nisje të këtij viti shkollor. Përpos mësimit me 4 turne, problem mbetet transporti. Prindërit ankohen se automjetet e vendosura në dispozicion nga Bashkia e Krujës janë të pamjaftueshme. Furgonët që transportojnë nxënësit nga fshatrat në Fushë-Krujë janë të tejmbushur, duke rrezikuar shëndetit.