Pandemia globale, përveç gjithë telasheve, ka bërë që të pasurohen akoma më shumë, miliarderët amerikanë.
Nga 18 marsi, kur edhe nisën izolimet, 643 miliarderë amerikanë kanë fituar 845 miliardë dollarë; 141 miliardë në muaj ose 4.7 miliardë dollarë në ditë. Shifra stratosferike falë të cilave, perandoria e tyre rritet nga 2950 miliardë dollarë në 3800 miliardë dollarë. Ai që ka bërë llogaritë e të pasurve amerikanë është instituti për studime politike, sipas të cilit, fituesi më i madh i pandemisë është Jeff Bezos.
Pasuria e pronarit të ?Amazon? është rritur me 65 përqind ose me 73,2 miliardë dollarë nga fillimi i krizës në një shifër rekord prej 186.2 miliardësh, me çka edhe ka marrë titullin e njeriut më të pasur të botës. Nuk mund të ankohen as Elon Musk, pasuria e të cilit është rritur me 24 përqind, duke shkuar në 92 miliardë dollarë, dhe Mark Zuckerberg. Numri një i Facebook-ut, pavarësisht kritikave dhe skandaleve, ka parë që pasuria e tij të rritet me 84 përqind duke shkuar në 100.6 miliardë dollarë.
Fitimet marramendëse i kundërvihen 200 mijë viktimave të koronavirusit në SHB dhe arkave të zbrazura të amerikanëve dhe shteteve të caktuara, duke dëshmuar qartësisht pabarazitë. Një hendek që rritet dhe nxjerr edhe një herë në skenë debatin për taksimin e të pasurve. Nju Xhersi ka miratuar nëj rritje të taksave të të pasurve me objektiv shërimin e llogarive publike të rrënuara nga virusi. Në kongres, demokratët kanë propozuar një taksë të sheshtë prej 60 përqindësh të fitimeve të miliarderëve nga 18 marsi deri në fund të vitit për të ndihmuar klasën e mesme që të mbulojë shpenzimet shëndetësore. Një masë që nëse do të hynte në fuqi do t?i kushtonte Bezos 42.8 miliardë dollarë dhe Musk, 27.5 miliardë dollarë.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Zuckerberg#Bezos#TopChannel