GJIROKASTËR- Një e moshuar është dhunuar barbarisht gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në fshatin Palokastër të Gjirokastër.
Me të nxira në kokë e trup, e shtruar në spital,75-vjeçarja Dhespina Qano ka rrëfyer të gjithë skenën se si ka ndodhur, teksa thotë se ka dyshime që autor ka qenë personi që i ka vrarë burrin tre vite më parë.