DURRËS- "Pse më sheh" ka qenë ky motivi i sherrit masiv në qytetin e Durrësit mbrëmjen e djeshme i cili përfundoi me një viktimë dhe 2 të plagosur. Kaq ka mjaftuar që një grup prej 5 personash të konfliktohen fizikisht me sende të forta dhe më pas me armë, duke vrarë 39-vjeçarin Armando Baboçi dhe duke lënë të plagosur djalin e tij, Erald Gjini 19-vjeç (ky i fundit ka ndërruar mbiemrin).