Nje teze e gjetën, një tjetër u humbi/ Nip e mbesë në “Pa Gjurmë”:Mos harro nënë e bab

Report TV 2020-12-22

Views 3

Fatjona Maksuti është një Kozetë e dytë, e cila me mundim jetonte në një familje të varfër, në Thumanë, ku përvec gjendjes ekonomike, vuanin edhe mungesën e kushteve jetike. Ajo ishte e detyruar të mbushte ujë disa kilometra larg nga banesa ku jetonte bashkë me 5 anëtarë të familjes. Historia e humbjes së saj 22 vite më parë nis pikërisht në momentin, kur ditën e 15 shtatorit të vitit 1998 u nis si çdo ditë bashkë me mbesën 4-vjeçare për të mbushur ujë. Për faktin se ishte e vogël asokohe, mbesa e saj Elca nuk din të thotë me siguri se cfarë ndodhi atë ditë kur të dyja ishin bashkë dhe Fatjona u zhduk. Vit në të cilin rrëmbimi i vajzave të reja për qëllime prostitucioni ishte kthyer në një tmerr për banorët e asaj zone. Që nga ajo ditë nuk është mësuar asgjë për fatin e 40-vjecares, por ngjarjet që ndodhën pas zhdukjes së saj ishin tronditëse për familjarët. Fatjona mbahet mend si një vajzë e urtë, që nuk dilte nga shtëpia. Familjarët nuk kanë patur kurrë dijeni nëse ajo mund të kishte patur lidhje me ndonjë djalë. Familja bënë denoncim në polici, por nuk mbërriti kurrë një informacion i saktë, përvec një të dhëne se mund të ndodhej në një nga kishat në Sicili.

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS