Deputetet shqiptare do te kene sekretarin e tyre personal (16 Tetor 2000)

RTV KLAN 2020-12-17

Views 11

Lajme Arkiva 2000
Çdo deputet shqiptar do të ketë sekretaren e tij personale. Në mbledhjen e parë të grupit parlamentar të Shqipërisë pas zgjedhjeve parlamentare kryetari Malaj urdhëroi parlamentarët socialistë të pajisen në një kohë të shkurtër me sekretarët. Në këtë mënyrë, socialistët kanë nisur përgatitjet për të përballuar fushatën për zgjedhjet parlamentare.
Malaj tha se janë përcaktuar fondet nga qeveria për të paguar sekretarët e deputetëve. Ai kritikoi disa deputetë socialistë të cilët nuk kanë bashkëpunuar me shtabet elektorale ose më keq në mes të fushatës, pa vënë në dijeni partinë janë larguar për aktivitete shkencore jashtë vendit.
Në mbledhjen e grupit parlamentar u kërkua që deputetët socialistë të jenë aktivë në realizimin e objektivave të reja bashkiake. Rezultatet e fushatës dhe aktivizimi i deputetëve gjatë fushatës elektorale do t' nënshtrohen analizës së forumeve të larta socialiste./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form