Top News - Ndryshimet kushtetuese/ Presidenti kërcënon maxhorancën

Top Channel Albania 2020-12-17

Views 3

Presidenti Ilir Meta ka drejtuar mesazhe kercenuese ndaj maxhorances dhe kreut te qeverise Edi Rames, ne nje konference me gazetaret mesditen e se premtes.
Në lidhje me ndryshimet kushtetuese, Meta i ka cilësuar të njëanshme dhe të ngjashme me grushtin e shtetit, duke mos kursyer, paralajmerimin, se grushti i popullit është më i fortë.



?Për zgjedhjet për mua kanë rëndësi vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme, vendosje e legjitimitetit në vend, kjo është një kërkesë ultimative dhe një e ardhme e qetë, me prosperitet për shqiptarët që janë lodhur, përçarë kaq shumë dhe i ka larguar më shumë nga vendi. Para pak ditësh lexova një artikull dramatik se në Shqipëri po ikin më shumë njerëz tani se në vitet ?90. Kërkoj t?i qëndrojmë marrëveshjes së arritur në 5 qershor, të mos devijojmë asnjë milimetër, të mos përdorim gjoja lista të hapura për të prishur marrëveshjen. Përshëndes opozitën që ka qenë e hapur për lista 100% të hapura. Në rast se mazhoranca nuk dëshiron të hapë listat e saj s?ka pse pengon forcat e tjera të hapin listat. Nëse kemi një shkelje të njëanshme si me rastin e ndryshimeve kushtetuese atëherë është e qartë që kemi tentativë për grusht shteti, por grushti i shtetit do të shtypet nga grusht i popullit, është më i madh grushti i popullit?

Presidenti i vendit, Ili Meta. iu pergjigj edhe lajmeve per largimin e tij nga presidentca me 26 prill, duke prcjell qrtsisht mesazhin
se ai do te përmbush misionin historik të mbrojtjes së Kushtetutës.


"Se çfarë bën mazhoranca, kjo është një zgjedhje e saj. Presidenti di vetëm të respektojë kushtetutën dhe do ti përshtatet çdo situate në mbrojtje të Kushtetutës. Asnjë i sëmurë mendor apo i marrosur pas pushtetit të pamerituar dhe të vjedhur nuk do ti shkojë mendja që presidenti i këtij vendit mund të frikësohet që të përmbushë misionin e tij historik, që të jetë presidenti i 25 prillit. Mirë apo keq ju e keni presidentin, por edhe sikur mos ta kishit, jam i sigurt që gratë të Shqipërisë do ua kalonin grave tëBjellorusisë. Unë shpresoj që të gjithë ta kuptojnë që këto zgjedhje janë të domosdoshme",


Ligji për presidentin Pritet të trajtohet në Komisionin e ligjeve , ku duket se disa nga kompetencat e kreut të shtetit do të ripërcaktohen pas problematikave që kanë ndodhur së fundmi mes mazhorancës dhe Presidentit.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel...

Share This Video


Download

  
Report form