Ngjarjet e fundit kriminale, policia kontrolle masive, 9 në pranga,sekuestrohen drogë e armë zjarri

Report TV 2020-12-17

Views 7

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e Shqipërisë janë arrestuar 9 persona për vepra penale të ndryshme.

Në autostrada dhe në qytete janë ngritur 69 pika kontrolli si dhe janë ushtruar kontrolle në shtëpi, banesa e lokale  për goditjen e paligjshmërisë.

10 persona janë proceduar penalisht si dhe janë ndaluar dhe 5 persona në kërkim ndërkombëtar.

Në Fier është arrestuar në flagrancë S. B., pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Është proceduar penalisht XH. G., pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar. Në Durrës është arrestuar në flagrancë shtetasi E. M., pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij, që e drejtonte pa leje drejtimi, iu gjet një shkop metalik. Është proceduar penalisht shtetasi K. L., pasi nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

Ndërkohë në Berat është arrestuar në flagrancë shtetasi D. T., pasi iu gjetën disa doza me kokainë dhe cannabis sativa. Janë arrestuar në flagrancë shtetasit A. H. dhe K. H., pasi gjatë kontrollit u kapën duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi. Është kapur dhe ndaluar shtetasi L. V., i shpallur në kërkim për veprën penale "Dhuna në familje".

Në Vlorë është arrestuar në flagrancë shtetasi A. N., 16 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjet iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe 22 fishekë. Është proceduar në gjendje të lirë shtetasi S. N., pasi gjatë kontrollit personal iu gjetën disa doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Në Korçë është arrestuar në flagrancë shtetasi K. Sh., pronar i një lokali, pasi iu gjet një sasi cannabis sativa. Janë proceduar penalisht 5 shtetas, për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara".

Në Lezhë u arrestua në flagrancë shtetasi P. B., pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lekësh të dyshuara të përftuara nga aktiviteti i paligjshëm në fushën e narkotikëve. Është proceduar penalisht shtetasi H. D., pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua një armë gjahu që e mbante pa leje. Janë ndaluar shtetasit A. G., Gj. G dhe N. G., të shpallur në kërkim për veprën penale "Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës".

Share This Video


Download

  
Report form