Prokurori i përgjithshëm në shtetet e bashkuara të amerikës, tha se thirrjet për izolim kombëtar për të parandaluar përhapjen e koronavirusit ishin ndërhyrja më e rëndë në liritë civile në histori, përvec skllavërisë. Duke folur në një ceremoni të mbajtur në kolegjin Hillsdale, në nder të ditës së kushtetutës, Barr shpjegoi pengesat kushtetuese për ndalimin e tubimeve, si psh mbledhjet në kishë gjatë covid 19. Ai tha se guvernatorët e shteteve përdorën fuqitë e tyre ekzekutive për të ndaluar qytetarët dhe bizneset të ktheheshin në punën e tyre.
?Vendosja e një izolimi kombëtar, urdhërat për të qëndruar në shtëpi, janë si arresti shtëpiak. Përvec skllavërisë, që është një lloj tjetër kufizimi, kjo ishte ndërhyrja më e madhe e lirive civile në historinë amerikane?, tha barr i pritur me një duartrokitje nga të pranishmit. Javët e fundit, Barr ka mbajtur një qëndrim akoma më agresiv në mbrojtje të politikave të administratës trump, përfshirë sugjerimin se votimi përmes postës nuk është i sigurt, ka sulmuar hetimine Mueller për përzierjen e rusisë në zgjedhjet e 2016 dhe ka kritikuar guvernatorët për reagimin e tyre ndaj koronavirusit.
Pamjet: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Barr#TopChannel