Platforma për mësimin nga distanca do të prezantohet nesër, njoftoi Ministria e Arsimit. Nga ky dikaster thonë se nëse numri i të infektuarve me korona është i lartë në fund të muajit mund të ndryshojë vendimi për mësimin me prani fizike edhe për nxënësit e klasës së parë deri në të tretën. Unioni i nxënësve të shkollave të mesme ndërkaq këmbëngul për mësim të kombinuar.