Prokurorët marrin dosjet e speciales/ Për herë të dytë dolën nga gjykata

Top Channel Albania 2020-12-05

Views 0

Për të dytën herë radhazi hetuesit e Gjykatës Speciale janë paraqitur në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së, për marrjen e dokumenteve të dorëzuara nga personi i paidentifikuar një ditë më parë, e që pretendohet të kenë rrjedhur sërish nga gjykata.


Pas largimit të tyre, Kryetari i organizatës, Hysni Gucati tha se vendosi t?ua jap dokumentet pasi hetuesit kishin pranuar se janë të tyre.

Por, të njëjtit i kishin udhëzuar për mos shumëzimin dhe shpërndarjen e dokumenteve.

Avokati Gashi tha se dokumentet përmbanin informacionet që hetuesit e Speciales i shkëmbenin me prokurorinë serbe, duke thënë se ky bashkëpunim i ngushtë është kundër popullit shqiptar.

Ai po ashtu ka kërkuar nga Kuvendi që të ndryshohet Ligji për Gjykatën Speciale, në mënyrë që të gjykohet edhe pretendimet për krimet serbe.

Dokumentet e para me 4 mijë dosje OVL-së së UCK-së, ju dorëzuan me 7 shtator, e të nesërmen u paraqitën hetuesit e speciales për t?i marrë ato.

Ndërsa me 11 shtator, Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka nisur hetimet.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#UCK#GjykataSpeciale#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form