62-vjeçari Bujar Çela, vëllai i të shumëkërkuarit të policisë Talo Çela, është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e së enjtes pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit.
Bujar Çela ishte ulur në këtë tavolinë, ku një makinë Renault me 3 persona të maskuar ka ardhur pranë lokalit. Autorët qëlluan rreth 20 herë drejt Bujar Çelës, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.
Më pas autorët dogjën makinën në fshatin Murras pranë Peqinit dhe kanë humbur gjurmët.
Madje në lokal u panë edhe oficerë policie. Policia dyshon se shkak i vrsjes lidhet me faktin që Bujar Çela është vëllai i Talo Çelës. Burime nga grupi hetimor thanë se ky ishte një mesazh hakmarrje për Talo çelën, i cili prej muajsh qëndron i fshehur, pasi akuzohet për vrasjen e vëllezërve Haxhija në Durrës dhe për grabitjen e Rinasit.
Bujar Çela nuk kishte precedent penal dhe punonte taksist pa licencë, ndërsa familjarët e fqinjët u shprehën se nuk kishte konflikt me asnjë person.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/