Ora News - Gjykata e Lezhës dënon me 4 vite burg ish kreun e bashkisë, Fran Frrokaj

Ora News Lajme 2020-12-05

Views 2

#tvora #rtvoranews #franfrrokaj

Gjykata e Lezhës dënon me 4 vite burg ish kryetarin e bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj.

Bashkë me Frrokaj, Gjykata ka dënuar edhe ish zyrtarë të tjerë lokalë.

1 vit burg për ish-nënkryetarin e bashkisë Enver Hafizi, 4 vite për ish kryetarin e qarkut Gjok Ndoka dhe 2 vite për ish drejtorin e Hipotekës Artan Djala.

Ata janë shpallur fajtorë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, kanë falsifikuar dokumentet për të tjetërsuar dhe përvetësuar në mënyrë të paligjshme 285 mijë metër katrorë tokë, kryesisht në zonën e Shëngjinit..

Hetimet për këtë rast nisën në vitin 2017, pas padisë së një personi i cili pretendon se prona e tij është regjistruar në emër të personave të tjerë.

Në të gjitha daljet e tij publike, Frrokaj i ka mohuar akuzat ndërsa ka akuzuar për prapavijë politike mbi çështjen.

Vendimi i plotë i Gjykatës:

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhe me vendimin e dates 17.09.2020 ka vendosur si me poshte:

1. Deklarimin fajtor të pandehurit Fran Frrokaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite e dënon me 4 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t?i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 4 vitesh;

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/gjykata-e-lezhes-denon-me-4-vite-burg-ish-kreun-e-bashkise-fran-frrokaj/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS