Report TV - Balla: Të hapen hetimet për Gërdecin, Shkëlzen Berisha i përfshirë në krim shtetëror

Report TV 2020-12-05

Views 0

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla nga foltorja e Parlamentit u shpreh se çështja e Gërdecit duhet të rikthehet sërish në vëmendjen e drejtësisë shqiptare.

Ai tha se drejtësia amerikane konfirmoi përfshirjen e Shkëlzen Berishës në këtë ngjarje, ndaj Balla e quan këtë krim shtetëror.

Balla i bën thirrje SPAK-ut që të nisë menjëherë hetimet.

"Duhet rihapur hetimi dhe për masakrën e Gërdecit pas konfirmimit nga drejtësia amerikane se Shkëlzen Berisha është një prej personave të përfshirë në atë fatkeqësi dhe krim shtetëror por përpara se të ngrini akuzën përpara ministrave të kësaj qeveria, të paktën keni detyrimin të shikoni dhe të bëni një hulumtim të çështjeve që kanë çuar në atë situatë të vështirë të kompanisë armene" - tha Balla.

Share This Video


Download

  
Report form