#tvora #rtvoranews
Ambasada shqiptare në Greqi shpesh herë është kthyer në një problem jo të vogël për emigrantët të ciët për ditë me radhë nuk kanë arritur të marrin shërbime.
Për këtë çështje, në një takim me emigrantët shqiptarë në Athinë, kryeministri Edi Rama kërkoi falje ndërsa tha se këto probleme do të marrin fund me emërimin e Ambasadores së re.
Rama: Më vjen keq që personeli dhe drejtuesja e ambasadës nuk kanë dhënë atë që duhet. Por kjo nuk është për t?ja lënë as asaj, as personelit, kjo është përgjegjësia jonë dhe unë ju kërkoj ndjesë të gjithë emigrantëve për gjithë shqetësimet që ju kanë ardhur, si pasojë e shërbimit jodinjitoz në Ambasadën e Shqipërisë në Athinë dhe me përfaqësinë tonë në Selanik. Kemi sjellë këtu një ambasadore të re, një vajzë që unë e njoha personalisht, të përkushtuar. Ka punuar për disa vite në Agjencinë për Komunikim dhe Dialog në Kryeministrti, në platformën e bashkëqeverisjes dhe ka një përvojë jo të vogël, pikërisht në trajtimin e ankesave të qytetarëve. I vetmi mesazh që unë i kam dhënë është që politikën e madhe e bëjmë edhe ne tjerët, ti ke prioritet shqiptarët që jetojnë në Greqi.
Kryeministri bashkëndau me bashkëqytetarët tanë disa nga konsideratat e përpjekjeve të përbashkëta për të trajtuar disa nga çështjet e jetës së përditëshme të tyre në shtetin fqinj, por edhe në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/radhet-ne-ambasade-rama-u-kerkon-falje-emigranteve-ne-greqi/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv