#tvora #rtvoranews
Dora Bakojanis, ish ministrja e Jashtme e Greqisë shprehu keqardhjen për faktin që Shqipëri Greqi ende nuk ka një marrëveshje për detin.
Bakojanis tha se Greqia e di që ka ndërhyrje nga Turqia dhe nuk e ndihmon këtë.
?Marrëvershjen unë e kam nënshkruar me Shqipërinë. Sigurisht u mërzita shumë kur dëgjova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo nuk përbën justifikim që 12 vjet më pas të mos kemi një marrëveshje. Na duhet të punojmë fort të gjejmë një marrëveshje me Shqipërinë.
Është e rëndësishme për të dyja vendet tona. Për të qenë e ndershme ndërhyrja e vendeve të treta në këto çështje nuk ndihmon
Ne e dimë që Turqia ka qenë shumë kundër kësaj marrëveshjeje dhe besoj që marrëdhëniet më të mira të mundshme që mund të kemi. Bie dakord me Ramën për marrëdhëniet greko-turke, po ne jemi shumë.
Unë njihem në Greqi si mbështetëse e fortë e dialogut por kjo është e qartë vetëm nëse nuk ka kërcënime për luftë, sepse kërcënimet nuk mund të jenë të pranueshme. Shpresoj që Erdoan të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme për të mos përshkallëzuar tensionte dhe të ndryshojë retorikën.
Menjëherë pas saj reagoi kryeministri Rama, i cili u shpreh se sjellje të tilla nuk ndikojnë në përmirësimin e marrëdhënieve mes vendeve.
?Nuk kam dëgjuar prej tij (presidenti Erdogan)që kjo marrëveshje të jetë e ndonjë interesi për Turqinë. Kurrë. Kjo është e vërteta. Ti largojmë këto ide sepse këto ndikojnë në qëndrimet tona ndaj njëri-tjetrit. A e dinë të gjitha palët që kjo është e zgjidhshme? Po?, u përgjigj Rama.
Deklaratat u bënë në forumin e organizuar nga ?The Economist? në kryeqytetin grek Athinë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/bakojanis-turqia-nderhyn-ne-marreveshjen-e-detit-perplaset-me-ramen/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv