Lajme Arkiva - TV Klan 2000
Festa e madhe e fitores së ekipit tonë kombëtar të futbollit, nga bulevardi i Tiranës dhe sheshi ?Skënderbej?, u zhvendos afër mesnatës deri në orët e parë të mëngjesit në hotel ?Chateau Linza?. Ky hotel në malin e Dajtit është bërë prej disa vitesh, rezidenca e ekipit tonë përfaqësues të futbollit. Vargu i gjatë i makinave është drejtuar në hyrje të hotelit, ku kryeministri Ilir Meta dha pritjen për kuqezinjtë që fituan ndaj Greqisë.
Kryeministri Meta, i cili mbante veshur gjatë gjithë ndeshjes fanellën e ekipit tonë përfaqësues me numrin 18, nuk e hoqi atë gjatë gjithë natës së festës së madhe. Pas ndeshjes, i pyetur nëse do ta mbante premtimin që i kishte dhënë, për një premio prej 10 mijë dollarësh, për çdo futbollist, Meta deklaroi, se shuma jo vetëm që do t?iu jepet futbollistëve por ajo do të rritet përsëri.
Kjo fitore më shumë se sportive, duket se ka qenë një fitore e madhe morale dhe kombëtare, e diajve të kuq ndaj përfaqësueses së Greqisë./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/