10 rrëfime të grave të dhunuara

RrezeDielliOfficial 2020-12-05

Views 12

Në një intervistë në ?? Rreze Dielli?? aktivistja e të drejtave të njeriut Elga Mitre tregoi për iniciativën e saj që sjell në vëmendje edhe njëherë një plag të madhe të shoqërisë shqiptare siç është dhunimi I gruas. Ajo e vetme ka arritur të sjellë në një botim, 10 rrëfime nga gra të dhunuara fizikisht apo psikologjikisht që kanë gjetur kurajën të tregojnë historitë e tyre, që kanë gjetur kurajën t?ia dalin mbanë dhe të bëhen frymëzim për gratë e tjera.
10 rrëfime të cilat të emocionojnë dhe të drithërojnë, histori të vërteta të mbushura më dhimbje por edhe forcë, të cilat Egla Mitre I tregon kështu:
?? Historia ?? Nesër?? , titujt janë po ashtu të mijat, jam përpjekur tia përshtasë titullin në një mënyrë të tillë që ta tërheqin lexuesin por edhe të gjejnë një lloj arsyeje përse e kam përshtatur me një fjalë. Historia ?? nesër?? është e treguar nga një grua për një grua tjetër është një grua që ka qenë me unformën e polices e cila bie ndesh me rastin që duhet të hetonte, me rastin e një gruaje e cila për shkak të rrethanave ishte e detyruar të prostituonte, të punonte si punëtore seksi. Me një histori që fillon dhe komplikohet, ajo kishte edhe një fëmijë të cilin e kishte të paregjistruar, ushtronte prostitucion ndërkohë që duhej të kujdesej edhe për fëmijën, tutori vet ishte personi që bashkëjetonte dhe kjo është e rrëfyer nga sytë e një policeje e cila e arreston këtë grua në flagrancë. Dhe aty fillon dhe ndjen se cfarë ndjen një grua për një grua tjetër, kur ajo kupton arsyet përse kjo grua është në këto rrethana?? shprehet Elga për historitë e rrëfyera.
Ndërsa një tjetër histori që ka ndikuar shumë tek ajo është historia e një gruaja e cila është përdhunuar në moshë të vogël, por që e ka mbajtur sekret gjatë gjithë jetës së saj.
?? Një histori tjetër nga të cilat mua më kanë prekur është ?? sekreti?? dhe unë e kam quajtur sekreti sepse ky është një sekret që kjo grua ka mbartur me vete për shumë vite. Nga historia unë kuptoj që është një grua në karrierë është një grua që ka një familje, jeton e lumtur por ajo ka një rast përdhunimi kur ka qenë shumë e vogël fëmijë të cilën nuk ja ka treguar askujt. Dhe kjo të bën të ndihesh ndryshe por njëkohësisht kur këto histori më kanë ardhur se më vinin ditë pas dite ti ndjen jo vetëm presionin e detyrës që ti ke marr por ndjen edhe detyrimin e madh që ti ke për të ngritur zërin për të bërë këto histori të njohura që shumë gra të flasin të tregojnë historitë e tyre?? u shpreh Egla.
Ndërsa thotë se arsyeja përse shumë gra si rasti në fjalë, I besuan asaj historitë e tyre është se shuëm gra sot ndjehen më të plotësuara dhe duan të ndihmojnë edhe të tjerat të kalojnë vështirësitë e tyre.

Share This Video


Download

  
Report form