Nënkryetarja e PD Topalli, deklarate në lidhje me balotazhet - (11 Tetor 2000)

RTV KLAN 2020-12-05

Views 0

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Disa kandidatë të Partisë Demokratike, do të marrin pjesë individualisht në raundin e dytë të zgjedhjeve pavarësisht nga vendimi politik i kësaj partie, për të bojkotuar balotazhet. Burime brenda PD, konfirmojnë se nuk do të ketë asnjë qëndrim kundër pjesëmarrjes së vetë kandidatëve. Megjithatë nënkryetarja e PD Jozefina Topalli, ka deklaruar sot edhe njëherë qëndrimin zyrtar të kësaj partie në lidhje me balotazhet që do të zhvillohen më 15 Tetor.

Jozefina Topalli, Nënkryetare e PD:- ?Partia Demokratike ka dhënë përgjigje e saj, në qoftë se keni dëgjuar se ka ndryshuar KQZ, apo ndonjë gjë tjetër, ne mund ta ndryshojmë atë vendim. Vendimi i këshillit kombëtar është një vendim i institucionit më të lartë të PD dhe nuk kemi asnjë gjë për t?i shtuar?.

Partia Demokratike edhe sot ka vazhduar paraqitjen e fakteve, që sipas saj, vërtetojnë manipulimet dhe shkeljet ligjore, konkretisht të KQZ dhe për bashkinë e Memaliajt dhe Belshit./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form