Përfundimi i dy projekteve gazsjellësit TAP dhe hidrocentralit të Devollit si dhe efektet e pandemisë Covid -19 do të vënë në rrezik investimet e huaja në vend.
Ish-drejtori i Agjencisë së Zhvillimit të Investimeve Gent Beqiri ngre shqetësimin për zëvendësimin sa më parë të këtyre investimeve, veçanërisht në drejtim të sektorëve që gjenerojnë punësim dhe kanë peshë më të madhe në ekonominë e vendit.
?Në mënyrë që TAP të rezultojë më i sukssheshëm duhet që degëzmi dhe gazifikimi i vendit të zhvillohet më tej për t?i dhënë frymëmarrje ekonomisë. Duhet të hedhim vëmendjen te turizmi, bujqësia, përpunimi, transporti qoftë edhe ai ajror. Pra, duhen parë alterantiva të tjera që në një farë mase që të mund të përmirësojnë situatën.?
Sipas Gent Beqirit, Shqipëria duhet të punojë për përmirësimin e klimës së biznesit në vend dhe të synojnë në këtë moment krize thithjen e investitorëve të huaj nga vendet e rajonit.
?Duhen hedhur sytë drejt investitorëve të rajonit, kundrejt Italisë, Greqisë për shkak se pas Covid-19 ne nuk mund të pretendojmë që të tërheqim investitorë të huaj nga shtete të fuqishme si Kina, SHBA, apo vende të tjera.?
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë investimet e huaja direkte ishin 454 milionë euro në gjashtëmujorin e parë të vitit, duke shënuar një rënie prej 92 milionë euro kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Por, teksa efektet e pandemisë vijojnë të jenë ende prezente, rreziku për një tkurrje të mëtejshme të fluksit të kapitalit të huaj është i madh, i paralajmëruar më herët edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, sipas të cilës investimet e huaja pritet të ulen me 38% këtë vit.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GentBeqiri#Hidrocentrali#TopChannel