Absurdi në Ligën Profesioniste/ Anulohet takimi me Fidel Yllin, futbolli në ajër - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-12-05

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vazhdon kriza në futbollin shqiptarë. Liga profesioniste e futbollit nuk pranon të bisedojë më deputetin e zgjedhur nga qeveria, Fidel Ylli.Në një postimi në faqen zyrtar thuhet se presidentet e klubeve nuk janë dakord të ulen në tavolinë me palën tjetër.Biseda do të ishte për detajet e bojkotit të Kategorisë Superiore por gjërat nuk kanë shkuar si duhet.Me anë të një postim të çuditshëm në rrjetet sociale drejtuar deputetit të PS, organizata e krijuar nga klubet e elitës në Shqipëri, ka anuluar takimin që ishte parashikuar të zhvillohej mes tij dhe sekretarit të Ligës, Dritan Kadia.Postimi që citon pikërisht këtë të fundit, shpjegon se presidenti Edvin Libohova nuk kishte qenë në dijeni të vendimeve në mbledhjen e fundit të klubeve duke krijuar një situatë me të vërtetë absurde.Ndërsa të tjera ai shkruan :Libohova ka qenë pa qejf dhe nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Ligës dhe nuk ka patur informacion mbi vendimet e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Anëtarëve.Duke ju falenderuar për ftesën që të takohemi në zyrat e Ministrisë së Financave, me keqardhje më duhet t?ju njoftoj se ne nuk e shohim të nevojshëm këtë takim pasi Liga Profesioniste e Futbollit i ka përcjellë të gjitha propozimet dhe kërkesat e saj pranë drejtuesve të kësaj ministrie shumë herë. Për më tepër kërkesat e Ligës nuk përmbushen me zgjidhje teknike të punonjësve të ministrisë por me një vullnet të qartë politik që varet e mund të ndërmerret vetëm nga Kryeministri.Duke përfituar nga rasti, bazuar në vendimin e Ligës, ju ftoj për një takim e diskutim miqësor në mjediset e Ligës.? Me konsideratën më të lartë për ju, sekretari i Ligës,Dritan Kadia. Liga profesioniste kishte vendosur që skuadrat dilnin në fushë këtë të shtunë, jo për të luajtur ndeshjet e kampionatit por për të lexuar kërkesat drejtuar qeverisë.Kjo për të dhënë mesazhin e qartë se bojkoti do të vazhdojë deri në plotësimin e kushteve.Ndërsa grupi përfaqësues i Ligës ishin vendosur që të ishin Koço Kokëdhima, Refik Halili dhe Gazmend Demi.

Share This Video


Download

  
Report form