Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë malin e Balgjajt që prej mbrëmjes së të hënës (14 shtator) në Dibër. Zjarri po merr përmasa të frikshme nga ora në orë për shkak të erës së fortë si dhe barishteve të thata. Në ndihmë të zjarrfikësve të Drejtorisë së Shërbimit Pyjor të Bashkisë Klos kanë shkuar edhe zjarrfikësit e Bashkisë Mat.