Top News - Shahini në Open/ Nuk ishte dorëheqje e menjëhershme

Top Channel Albania 2020-12-05

Views 0

Largimi I Besa Shahinit nga posti I ministres së arsimit, dhe pikërisht në ditën e parë të vitit të ri shkollor, ngjalli reagime te shumta, por edhe kureshtje per arsyet e nje levizjeje te tille. Duke folur në ?Open?, Shahini u perpoq ta minimizonte rëndësinë e këtij largimi, duke treguar se nuk kishte qene dicka e menjehershme.

Në fillim të korrikut kemi filluar një bisedë me kryeministrin, ku i thashë se nësë nuk mund të vazhdohet për një mandat tjetër, më mirë të jetë dikush tjetër. Kërkova lirimin, por isha e gatshme të punoja deri në zëvendësimin tim. Nuk ishte dorëheqje e menjëhershme, i lashë lirinë Ramës të zgjidhte.Kam kërkuar të lirohem në fillim të korrikut, kemi diskutuar që mund të jetë në fund të shtatorit. Pse ditën e parë , mendoj që duhet të pyesni kryeministrin për këtë, sepse për ditën e parë të shkollës kemi kohë që punojme. Është marrë një vendim dhe është zbatuar sot, nuk ka simbolik largimi i sotëm.

Ka pasur zëra se ajo ishte një prej figurave që fliste kundër ne mbledhjet e kabinetit qeverisës, e Shahini u perpoq ta sqaronte edhe këtë.
S?mund të them se isha e vetmja, tani diskutime ka patur gjithmonë, s?di të jem e vetmja që kam ngritur pikëpyetje në mbledhje, po kjo është normale në një proces pune. Dhe nuk mendoj që kjo të ketë ndikuar në largimin tim.

Një ndër pretendimet e ngritura prej saj ishte edhe se ka ndjere nje lloj racizmi në Shqipëri për shkak të dialektit kosovar dhe tha se kishte qene e paimagjinueshme për të që opozita do të ngrihej nga dita e parë t`I sulmonte prejardhjen.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BesaShahini#EdiRama#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS