DURRËS- Rreth 100 ha pisha dhe shkurre janë djegur në zonën e Kallmit, nga zjarri i cili ka nisur rreth orën 01:00 dhe vijon ende edhe gjatë ditë së sotme.
Gazetari i Report Tv, Artur Korriku raporton se në vendngjarje po punojnë për shuarjen e flakëve 3 automjete të drejtorisë, 2 mjete të Portit dhe një nga Shijaku. Terreni është shumë i vështirë, ku pavarësisht punës së 20 zjarrfikësve dhe 4 vullnetarë fikja e zjarrit është e vështirë, teksa flakët po favorizohen edhe nga era.