167 raste te reja dhe 4 viktima nga Covid

RTV KLAN 2020-12-05

Views 0

4 pacientë të infektuar me koronavirus kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, ndërsa 179 të tjerë po marrin trajtim në dy spitalet Covid.
"E kanë humbur betejën me COVID-19 një 59 vjeçar dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 71 vjeçare nga Shkodra dhe një 76 vjeçar nga Lezha. Në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar".
Sipas ekspertëve të shëndetësisë situata është e qëndrueshme. 46 qytetarë janë shëruar, ndërsa janë identifikuar 167 raste të reja me Covid në gjithë vendin.
"88 raste në Tiranë, 11 në Durrës, 9 ne Lezhë, 8 në Elbasan, nga 7 raste Korçë, Fushë-Arrëz, 6 në Krujë, 5 në Vlorë, nga 4 raste Shkodër, Berat, 3 në Gramsh, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Dibër, Malësi e Madhe, Memaliaj".
Strukturat shëndetësore kanë apeluar për shkollat, duke ju kujtuar që janë në gatishmëri për të izoluar çdo rast nëse do të njoftohet në kohë nga mësuesit dhe nxënësit.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS