Këtë javë Rrezearta Elezi ju sugjeron librin "Shkolla e rrugës" nga Tara Westover. Libri është një autobiografi për një vajzë e cila nuk ka as certifikatë lindjeje, as librezë shëndetësore dhe asnjë dokument tjetër identifikimi. Familja e saj nuk beson në sistemin andaj në vend të shërbimeve të shtetit kanë zgjedhur gjithmonë mjekësinë alternative.