Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia nga Shkodra ishin pasagjere në sediljen e prapme të makinës së përfshirë në aksidentin e rëndë të një mbrëmjeje më parë në dalje të tunelit të Krrabës. Dinamika e plotë e ngjarjes është ende duke u zbardhur nga organet kompetente, por rindërtimi paraprak I saj tregon se mjeti ku ndodheshin vajzat, I drejtuar nga 26 vjecarja Denisa Dibra u godit nga prapa prej një benzi të drejtuar nga një person I dehur.
Denisa vetë është në gjendje të rëndë e kritike mbetet në këto momente dhe situate e motrës së Lusindës, 23 vjecares Nervida Garunja. Një fatkeqësi e dyfishtë për familjen e saj, që humb njërën vajzë dhe pret me ankth fatin e tjetrës. E gjithë kjo, në një kohë kur gabimi nuk është I tyre, por I dikujt tjetër. Behar Pema është arrestuar tashmë.
Testi I alkolit tregoi se 58 vjecari po e ngiste mjetin në gjendje të dehur. Aq e fortë ishte goditje sa Wolkswageni i vajzave u shkatërrua thuajse tërësisht. Sipas autoriteteve, aksidentet në Shqipëri shkaktojnë 5 herë më shumë viktima se krimi dhe rastet ku problemi është alkoli, janë shtuar.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Elbasan#Accident#TopChannel