#tvora #rtvoranews
Këshilli Politik pritet të riaktivizohet të hënën në orën 18:00, e bashkë me të edhe tensioni politik. Ky oragan jashtëparlamentar duhet të diskutojë reflektimin në kodin zgjedhor të dy ndryshimeve kushtetuese, hapjen e listave dhe koalicionet parazgjedhore.
Partia Demokratike ende nuk i është përgjigjur emailit të dërguar nga socialisti Damian Gjiknuri që njofton mbledhjen. Burimet për Rtv Ora thanë, se opozita e bashkuar do të jetë pjesë e këshillit me një kërkesë të prerë që e ka quajtur edhe ?vijë të kuqe? mosprekjen e koalicioneve e si rrjdhojë edhe të marrëveshjes së 5 qershorit.
Sa i përket listave të hapura, konsensusi është gati. Socialistët duket se janë të vendosur, që edhe në qoftë se pranojnë që forcat politike të mund të dalin në koalicion, lista e kandidatëve të jetë e përbashkët e e jo nga një listë për cdo subjekt siç është sot.
Por kjo për Partinë Demokratike dhe aleatët e saj është e papranushme pasi jo vetëm ndryshon rregullat e lojës në mënyrë të njëanshme, por edhe prek formulën e shpërndarjes së mandateve.
Krahas debatit politik në këshill dhe të ngulmimit që kjo mos të ndodhë, duket se opozita jashtëparlementare po përgatitet për çdo skenar. Mes shumë formulave apo mekanizmave, opozita po diskuton mundësinë e paraqitjes para qytetarëve me dy kolicione si tentativë për të maksimalizuar votën.
Partia Demokratike do të jetë të jetë bashkë me Partinë Republikane, Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet si dhe Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar, me një listë të përbashkët kandidatësh.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/vendimi-i-pd-per-koalicionet/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv