http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një kohë kur të gjitha sportet po i rikthehen normalitetit edhe karateja është gati për sezonin e ri. Edhe pse një sport luftarak dhe me shume kontakt fizik mes dy partnerëve, sipas kreut të garave pranë federatës, Erton Latollari janë marrë masat e duhura për zhvillimin e tij në këtë kohë pandemie. ERTON LATOLLARI KREU I GARAVE PRANË FEDERATËS?Pavarësisht situatës që po kalojmë, së shpejti do të kemi aktivitetin e parë patjetër duke respektuar të gjitha rregullat e vendosura dhe protokollet përkatëse. Jemi përpjekur që të adoptojmë metoda moderne pra nuk do të jetë më ajo tradicionale. Sot stërvitja do të jetë ndryshe. Ky është çelsi i zhvillimit të sportit të karatesë.?Ky sport ka njohur zhvillim vitet e fundit por mosha që e frekuenton më shumë janë fëmijëtERTON LATOLLARI KREU I GARAVE PRANË FEDERATËS?Ne po shikojmë një interesim të madh sidomos tek fëmijët, konkretisht tek moshat 5-6-7 vjeç . Kjo ndodh dhe tek prindërit shfaqen më të vendosur se kurrë që fëmija e tyrë të zhvillojë këtë sport, duke qënë se dhe faktet tregojnë se karateja është sporti më i përshtatshëm sidomos në këtë moshë. Ka nga ata që janë të mbyllur dhe socializohen dhe më shumë?Latollari nuk la pa përmendur dhe arritjet e sportistëve shqiptarë në gjithë këto vite karrierë ku veçon klubin Energjia si më të mirin. ?Kemi koleksionuar shumë medalje në gjithë këto vite dhe duhet thënë se kemi kaluar shumë suksese. Klubi Energjia në 8 vite ka grumbulluar afërsisht 630 medalje, jo vetëm në rang kombëtar por edhe ndërkombëtar. Mendoj se me shumë punë dhe sakrifica arrihet çdo gjë.?ERTON LATOLLARI KREU I GARAVE PRANË FEDERATËSPër herë të parë karateja në Shqipëri nisi në vitin 1991, ndërsa shumë sportistë kuqezi kanë arritur mjaft suksese ndërkombëtare.