TIRANË- Gjatë ditës së sotme janë regjistruar 164 persona të prekur me COVID-19, 3 persona kanë ndërruar jetë, mes tyre mësuesi 47-vjeçar nga Pogradeci pa asnjë sëmundje bashkëshoqëruese pas 12 ditësh në terapi intensive në spitalin "Shefqet Ndroqi", ndërsa kanë fituar betejën 51 të tjerë.