210 nxënës e fëmijë të parashkollorit në Lalm të Vaqarrit do të kenë ambiente të reja për të mësuar. Shkollës 9-vjeçare në Lalm, hap dyert për vitin e ri pas dëmtimit që mori nga tërmeti i nëntorit.
Shkolla është ringritur nga e para falë investimit të Bashkisë së Tiranës, në bashkëpunim me Ambasadën e Çekisë. Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë inspektimit të përfundimit të punimeve i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Çekisë në vendin tonë, Jaroslav Ludva, tha se askush nuk e kishte menduar se në Lalm do të kishte shkollë dhe kopsht.