Me vendimin e qeverisë për të rikthyer lojërat e fatit, Kryeministri Rama sipas demokratëve theu premtimin e dhënë përpara shqiptarëve 2 vjet më parë. Në një dalje për mediat, Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata tha se përmes hapjes së kazinove, Rama po kërkon të pastrojë paratë e pista.
?Në fshehtësi ai ka miratuar një VKM që i hap rrugë përsëri biznesit kriminal të lojërave të fatit në zemër të kryeqytetit. Pasi gënjeu se do t?i mbyllte ato përfundimisht, ai po kërkon të përdorë dhe pastrojë paratë e krimit nëpërmjet kazinove dhe lojërave të fatit. Akoma pa u tharë boja e vendimit për mbylljen e lojërave të fatit, ai i rihap ato, duke u tallur me dramën e atyre mijëra familjeve të cilat i mashtroi me premtimin e thyer se do t?i jepte fund një plage të madhe sociale.?
Teksa e cilësojnë kriminal vendimin e marrë sipas tyre në fshehtësi nga qeveria, demokratët ftojnë SPAK-un që ta hetojë si rast tipik i kapjes së shtetit rikthimin e kazinove në 6 zonat kryesore të kryeqytetit.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/