Dërgesat e emigrantëve dhe investimet e huaja direkte u tkurrën ndjeshëm në tremujorin e dytë të këtij viti, duke reflektuar efektet e pandemisë së Covid-19 në ekonominë shqiptare.
Të ardhurat për familjet në nevojë nga të afërmit që punojnë jashtë vendit ishin 121 milionë euro për periudhën Prill-Qershor të këtij viti, duke u tkurrur me 64 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ulja e remitancave reflektoi situatën e krijuar nga pandemia në shtetet, ku Shqipëria ka numrin më të lartë të emigrantëve: Itali, Greqi, Gjermani, SHBA, Francë dhe Britani.
Për herë të parë që prej vitit 2018 edhe investimet e kompanive të huaja në Shqipëri u tkurrën, por norma e rënies së tyre rezultoi më e butë se ajo e remitancave.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë për gjysmën e parë të vitit, investimet e huaja direkte rezultuan 454 milionë euro, nga 546 milion që ishin në gjysmën e parë të 2019-s.
Përfundimi i disa veprave madhore në infrastrukturë si gazsjellësi Trans Adriatic dhe hidrocentrali i Devollit kanë ulur ritmin e investimeve nga jashtë, ndërsa situata e pandemisë së Covid-19 ka shtyrë planet e investimeve në shumicën e kompanive ndërkombëtare.
Pavarësisht kësaj kanë nisur disa projekte të reja investimi në fushën e turizmit dhe industrisë automotive.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/