Tamponi negativ, skaneri pozitiv/ Mbyllet reparti i kirurgjisë, infermieri dyshohet me COVID

Report TV 2020-12-05

Views 5

Reparti i kirurgjisë në spitalin rajonal "Omer Nishani" në Gjirokastër është mbyllur.

Shkak janë bërë dyshimet se një prej infermierëve të repartit është i infektuar nga koronavirusi.

Gazetari i Report Tv Piro Nase raporton se tamponi i tij ka rezultuar negativ por ndërkohë skaneri i ka nxjerrë prezencë të virusit në mushkëri.

Ndërkohë që mjekët e tjerë presin përgjigjet. Në total në spitalin rajonal janë marrë 20 tampone dhe aktualisht janë pezulluar të gjitha operacionet deri në një vendim të dytë.

Gjithashtu një prej sanitareve të repartit të pediatrisë do të karantinohet pasi ka pasur kontakt me ata të kirurgjisë.

Salla do të qëndrojë e mbyllur deri në pritje të përgjigjeve për të gjithë personat.

Share This Video


Download

  
Report form