Lajme Arkiva - TV Klan 2000
Ulja e temperaturave, lagështia dhe ndërrimi i stinës, problem për çdo organizëm të pa mësuar. 25 raste çdo ditë paraqiten në urgjencën e spitalit Infektiv. Të sëmurët thonë dhe tregojnë gjendje gripale, ndërsa mjekët e emërtojnë katar stinor. Simptomat janë gati të njëjta me gripin, por kohëzgjatja ndryshon. Dhimbje fyti, gjoksi, muskujsh dhe rrufë, shoqërojnë për gati tre ditë të sëmurët.
Sipas mjekëve, kjo është stina që ringjall mikrobet dhe favorizon ato në organizmin e pa adoptuar me uljen e temperaturës. Nuk bëhet fjalë për epidemi, pasi nuk shumëzohet shpejt dhe rruga e transmetimit është ajri i ftohtë. Arben Pilaca, mjek infeksionist thotë.
Mjeku Arben Pilaca:- ?30% e rasteve janë virozë, që në këtë stinë është përqindje më e madhe, transmetohen me anë të rrugëve të frymëmarrjes, nga kontakti i ngushtë. Kemi parasysh që jemi në momentin që rigrupohen njerëzit, fillojnë shkollat, fillojnë konviktet, fillojnë kopshtet dhe një njeri që është bartës ia transmeton shumë kollaj dhe të tjerëve. Në rast se virozat japin komplikacione, ne këto raste i shtrojmë?.
Këto gjendje sipas mjekëve janë virale. Kalojnë me ushqim, lëngje, ilaçi mjekësore është qetësues për dhimbje koke e ulje temperature./tvklan.al
Gazetare ? Holta Zhiti
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/