#tvora #rtvoranews
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dënuar me burg përjetë shtetasin grek Eftimiu Efthimiu, i cili akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit. GJKKO ka dënuar gjithashtu me 35 vite burg Elton Halipaj, i cilësuar si bashkëpunëtor. Vrasja e Eftimiut u organizua nga një grup kriminal për të cilën mendohet se është paguar një shumë prej 20 mijë eurosh.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar burg për jetë për ish-specialin grek Ethimious Efthimiou, i cili akuzohet se ka vrarë Devi Kasmin në janar 2018.
Gjykata gjithashtu ka vendosur 33 vite burg edhe për bashkëpunëtorin e tij, Elton Halipajn.
Dënimi i dhënë nga GJKKO përputhet me pretencën e Prokurorisë, që kishte kërkuar për ish-efektivin e forcave speciale greke.
Më herët pretenca e prokurorisë është kundërshtuar nga Efthimious, i cili ka mohuar ekzekutimin e Kasmit, por siç duket Gjykata e Posaçme ka qenë e bindur për fajësinë e grekut.
Ai gjithashtu deklaroi asokohe se në Shqipëri kishte ardhur për gjueti, pasi së bashku me mikun e tij janë të pasionuar pas gjuetisë.
Sipas dosjes së prokurorisë, Aurel Hoxhallari, Eftimius Eftimiu dhe Elton Halipaj kanë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, për të përgatitur dhe kryer vrasjen e Devi Kasmit.
Prokuroria u shpreh se plani është përgatitur disa muaj para se të realizohet krimi, ndërsa Aurel Hoxhallari, i cili dyshohet se është porositësi, njiheshin me Efthymious Efthymiu prej vitesh.
Vendimi ndaj dy të pandehurve u dha pas provave dhe dëshmive të dy personave të cilët kanë qenë dëshmitarë okular të vrasjes.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/vrau-devi-kasmin-burg-perjete-ekzekutorit-grek/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv