Kosova ndjek modelin e Shqipërisë/ Nis reformimi i drejtësisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-12-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kosova merr shembull Shqipërinë për reformimin e sistemit te drejtësisë. Në konferencën për shtyp me ministren Etilda Gjonaj, ministri i drejtësisë së Kosovës Selim Selimi është shprehur se magjistratët do t?i nënshtrohen vetingut. SELIM SELIMIMINISTER I DREJTESISE NE KOSOVE?Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka filluar me procesin për hartimin e modaliteteve dhe skenarëve për çështje të reformës në sistemin e drejtësisë me qëllim të adresimit të llogaridhënies duke përfshirë edhe Vettingun. Meqenëse Republika e Shqipërisë tashmë ka kaluar nëpër këtë proces, shqyrtuam praktikat më të mira për ta aplikuar një mekanize?m të përhershëm të llogaridhënies në sistemin e drejtësisë edhe në Kosovë.? Ndërkohë Gjonaj theksoi se Shqipëria do të ofrojë ndihmën e saj, duke përdorur eksperiencën dhe përvojat nga reforma në drejtësi, e cila është duke u zbatuar. Pa dyshim ekspertiza shqiptare nga eksperienca jonë, mësimet e mësuara gjatë kësaj periudhe do të shërbejnë edhe për reformimin që Ministria e Kosovës do të ndërmarrë në vijim. Do mundohemi se përmes grupeve të përbashkëta të ekspertëve të ndihmojmë edhe në ekspertizën, apo grup ekspertizash ka pasur në reformën në drejtësi, me qellim që të forcojmë bashkëpunimin mes dy ministrive.Një nga fushat, ku është vendosur theksi i veçantë për bashkëpunimin mes dy vendeve është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Share This Video


Download

  
Report form