"Partia Socialiste do ndërtojë një platformë online për të marrë vlerësimin e qytetarëve për ministrat dhe deputetët". Kështu u shpreh drejtuesi politik i PS në Elbasan Taulant Balla duke theksuar se përmes vlerësimit të qytetarëve do të zgjidhen edhe kandidatët për deputetëve të zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Balla shmangu përgjigjen, nëse është propozuar për ministër i Brendshëm.