Zbardhet formulari për kandidatët e BKH-së, që nga gjeneralitetet e deri tek ngjyra e syve e flokëve

Report TV 2020-12-05

Views 2

Formulari prej 7 faqesh që duhet të aplikojmë kandidatët që duan të bëhen pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit ndodhet në faqen zyrtare të BKH-së. Shumë prej nesh mund të jenë kuriozë se çfarë të dhënash duhet të plotësojnë apo kriteret që duhet të përmbushin anëtarët e FBI-së shqiptare.

Kandidatët duhet të plotësojnë gjeneralitetet që kërkohen si emri, mbiemri, adresa e banimit, numri i telefonit, vendi i lindjes apo numri i pasaportës, data e lindjes së babait dhe nënës, çdo e dhënë për kolegjin, gjimnazin apo universitetin. Gjithashtu në formular ka edhe pyetje interesante si pesha, ngjyra e flokëve, ngjyra e syve.

Share This Video


Download

  
Report form