Maqedoni, 120 vdekje në 100 mijë banorë për shkak të ndotjes së ajrit

alsatmtv 2020-12-05

Views 1

Pas të dhënave dëshpëruese të publikuara nga Agjencia Evropiane e Mjedisit, sipas së cilës Maqedonia është në vendin e tetë nga fund të listës sipas numrit të vdekjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit, nga dikasteri i ekologjisë thonë se është çështje kohe kur të mbyllet kapitulli me uljen e ndotjes nga industritë dhe është vetëm çështje kohe para se ai kapitull të mbyllet - sigurojnë nga ministria në fjalë. Sipas një raporti nga Agjencia Evropiane, çdo e 8 viktimë është pasojë e mjedisit të dëmshëm në Evropë.

Në raport përmendin se këta njerëz të shpeshtën kanë kancer, sëmundje kardiovaskulare, çrregullime mendore dhe neurologjike apo astmë. Agjencia evropiane e mjedisit ka publikuar listë të 37 vendeve në të cilat Maqedonia ka 120 viktima në 100,000 njerëz për shkak të ndotjes. Nga Ministria e mjedisit thonë se po merren masa konkrete për ta zvogëluar ndotjen e ajrit dhe se për herë të parë janë ndarë rreth 15 milion euro nga buxheti i shtetit. Shtojnë se zëvendësimi i sistemeve jo-ekologjike të ngrohjes në çerdhe dhe shkolla do të vazhdojë, efikasiteti i energjisë do të përmirësohet, procedura për dhënien e inverterëve është duke u zhvilluar kurse kontrollet e instalimeve me leje të integruara A, janë përforcuar.

Situata me mjedisin jetësor është dështuese në Shqipërinë fqinje, e cila është në fund të listës. Atje, shkalla e vdekshmërisë është 173 për 100,000 njerëz. Një situatë e ngjashme ekziston në Bosnjë dhe Hercegovinë, Rumani, Bullgari, Hungari, Mal të Zi dhe Letoni. Ndryshe nga Lindja, situata është shumë më e mirë në Perëndim. Islanda kryeson listën me 35 vdekje për 100,000 njerëz. Agjencia thotë se lufta kundër ndotjes së mjedisit është thelbësore për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve të Evropës, veçanërisht grupeve të cenueshme të tilla si fëmijët, të moshuarit dhe më të varfrit.

Igor Stefanovski

Share This Video


Download

  
Report form