Ora News - “As në Rusi nuk ka ndodhur”, Mediu: Ndryshimi i njëanshëm i kushtetutës, turp dhe banal

Ora News Lajme 2020-12-05

Views 0

#tvora #rtvoranews

Opozita ende nuk e ka një formulë se si do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit nëqoftëse, Partia socialiste do t?i qëndrojë deri në fund rrugës për heqjen e kolicioneve. Por për Kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, krah mekanizmave për maksimalizimin e votës, opozita duhet të dalë me një program të përbashkët që rikthen shpresën tek qytertarët. Ai akuzoi kryemisnitrin se po bën gjithcka të shkatërroi procesin zgjedhor.

Ndryshimet e njënashme kushtetuese, për listat dhe koalicionet parazgjedhore, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i cilëson të turpshme dhe injorante, të cilat tha ai nuk kanë ndodhur as në Rusi.

Por përballë vendimit të Partisë Socialiste për t?i pamundësuar opozitës garimin në koalicion, ai i kërkoi Partisë Demokratike si forcë që udhëheq opozitën të dalë nga debatet teknike dhe të angazhohet në një debat të gjerë me qytetarët për t?i garantuar ata se do ketë ndryshim, e jo thjesht rrotacion politik.

Mediu: Duke dalë jashtë kuadrit të diskutimeve teknike, pra me qytetarët për të krijuar një bindje dhe një besim që jo vetëm kjo qeverisje është e keqe por gjërat mund të ndryshojnë edhe për mirë, dhe me faktorin ndërkombëtar për të ndërtuar partneritet për atë çka do të vijë nesër por sidomos për të frenuar këtë rrëshkitje tërësisht dhe qorrollepsje jashtë çdo lloj interesi të qytetarëve shqiptarë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/as-ne-rusi-nuk-ka-ndodhur-mediu-ndryshimi-i-njeanshem-i-kushtetutes-turp-dhe-banal/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form