TIRANË- Kjo e mërkurë ka regjistruar një viktimë me COVID-19 dhe 151 raste të reja ditore. Kjo shifër ka ardhur si rezultat i 852 testeve të kryera në shtet edhe në privat. Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është një 61-vjeçare nga qyteti i Korçës.
"Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 852 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 151 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Një qytetarë 61 vjeçare nga Korça nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve", njofton Ministria e Shëndetësisë.