Shumica e të infektuarve të rinj me COVID-19, nën 30 vjeç

alsatmtv 2020-12-05

Views 0

Shifrat e sotme janë shpresëdhënëse në luftën kundër koronavirusit. Nga 793 testet e realizuara, janë regjistruar 72 rastet e reja duke çuar 15,293 shifrën e të prekurve. Ndërkohë 1905 raste janë aktive. Me tre të vdekurit në 24 orët e fundit, numri i atyre që kanë humbur jetën arriti në 634.

54 pacientët e shëruar sot i bashkëngjiten 12,754 personave të cilët u shëruan nga ky virus. Numri i testimeve arriti në 160,180, prej të cilëve 9,5% kanë rezultuar pozitivë.

Ministria e Shëndetësisë

?Shkup 24, Strugë 9, Kumanovë 6,

Dibër dhe Gostivar nga 4, Tetovë 2

Shtip, Gjevgjeli, Koçan dhe Dellçevë nga 3

Dhe nga 1 pacient në 11 qytetet tjera.?

Java e parë e shtatorit mori 20 jetë njerëzish të prekur nga CoVid-19. Por, Instituti i Shëndeti Publik thotë se kjo është rreth 40% më pak e vdekshmërisë se java e fundit e gushtit. Por, me përdorimin e algoritmit të ri, brenda javës janë regjistruar mbi 1 mijë të shëruar. Sipas raportit javorë të ISHP-së, në javën e parë të shtatorit janë bërë mbi 9,700 teste, prej të cilave gati 790 kanë rezultuar pozitiv me CoVid-19. Shifrat shënojnë rritje për 18,9% nga java e fundit e gushtit në 32 qytete, ku vetëm në Shkup rritja është në 28%.

Instituti i Shëndetit Publik

Mosha 30-39 vjeç - 174 raste

Mosha mbi 60 vjeç 172 raste

Mosha 40-49 vjeç ? 134 raste

Mosha 50-59 vjeç ? 129 raste

Mosha 20-29 vjeç ? 118 raste

Mosha nga 0-9 vjeç - 22 raste

Mosha  10-19 vjeç - 40 raste

?Grup-moshat më të prekura brenda javës së fundit janë nga 30-39 vjeç me 174 raste dhe mbi 60 vjeç me 172 pozitivë. Një numër i madh i pacientëve janë të regjistruar edhe në grup moshën 40-49, përkatësisht 134 pacientë, në grup moshën 50-59 - 129 pacientë dhe nga 20-29 vjeç - 118 pacientë. Numri më i ulët është regjistruar tek fëmijët e moshës 0-9 - 22 pacientë dhe 10-19 vjeç - 40 pacientë?.

Sipas anketave epidemiologjike, 1/3 e këtyre të prekurve janë infektuar nga kontaktet direkte me të sëmurit nga virusi korona. Ndërkaq, 29 të diagnostikuar janë kthyer nga udhëtimet jashtë vendit.

Përgatiti: Adnan Qaili

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS