Faik Buci bashkepunoi me djalin e tij ne nje tjeter krim | Lajme - News

RTV KLAN 2020-12-05

Views 0

65-vjeçari Faik Buci, i arrestuar pak ditë më parë për vrasjen e vajzës së tij Eglantinës, është dënuar për një tjetër krim të kryer në bashkëpunim me djalin e tij Shkëlzenin. Bëhet fjalë për atentatin ku mbeti i plagosur aktori Mishel Prela. Gjykata e Tiranës dënoi 65-vjeçarin Buci me 1 vit heqje lirie për veprën penale ?Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës?.
Nga hetimet u zbulua se Faik Buci çmontoi pistoletën me të cilën djali i tij qëlloi ndaj Prelës 3 vite më parë. Për këtë ngjarje gjykata ka dënuar me 18 vite burg, Shkëlzenin, i cilësuar si autori kryesor.
Hetimet zbuluan se 35-vjeçari bashkëpunoi me një tjetër person për të realizuar atentatin, person i cili pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë duke zbardhur edhe vrasjen e Eglantina Bucit në 2012-n. Në dëshminë e tij ai ka treguar se 23-vjeçarja u ekzekutua nga vëllai i saj Shkëlzeni dhe më pas u hodh në Malin me Gropa.
Hetuesit kanë gjetur edhe eshtrat e të ndjerës, që pas krahasimit të analizave të ADN-së me nenën e saj rezultoi u vërtetua se bëhej fjalë për 23-vjeçaren. Tashmë Prokuroria e Tiranës i akuzon babë e bir si autorë të vrasjes. Prokurorët thonë se krimi u krye nga Shkëlzeni me urdhër të babait të tij, për shkak se nuk pranonin lidhjen e vajzës së tyre me një djalë.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS